Zëdhënësi i Erdoganit e jo vetëm, një ndër personalitetet e mendimit islam në Turqi, Ibrahim Kalin, reagoi ndaj aktit të djegies së Kur’anit në Suedi, duke thënë se barbarët modernë nuk dinë kufij në të menduarit primitiv.
Kalin shkroi një mesazh përmes Tëitter në lidhje me rastin më të fundit në Malmö, në të cilin djathtistët dogjën librin e shenjtë të Islamit.
“Ata djegin Kur’anin në mes të Evropës dhe pretendojnë se janë mbrojtës të arsyes, shkencës, lirisë dhe drejtësisë. Të gjithë ata që nuk janë si ata, etiketohen si armiq pa mend, të prapambetur, të lirisë. Barbarët modernë nuk dinë kufij në mendimin primitiv,” shkroi Kalin.