Më 5 gusht 1963, 56 vite më parë, Nelson Mandela u arrestua dhe më vonë u dënua me 5 vjet burg.
Ai qëndroi i burgosur për 27 vjet.
Sipas postimit të “Nobel Prize” në Facebook, shumicën e kohës Mandela e ka kaluar në burg në ishullin Robben në brigjet e Afrikës së Jugut.
Në vitin 1993, tre vjet pasi u lirua nga burgu, Nelson Mandelës iu dha çmimi “Nobel për Paqe”.
Çmimin e ndau me presidentin e Afrikës së Jugut, Frederik Willem de Klerk “për punën e tyre për përfundimin paqësor të regjimit të aparteidit dhe për hedhjen e themeleve për një Afrikë të re demokratike.”
Mandela vdiq më 5 dhjetor 2013.