Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, ku vërehet frekuentim i shtuar, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta, informon LAAM.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë të thata.
VK Ilinden – Strugë njofton se nesër në drejtimin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, më saktë në aksin Presekë – f.Vërbjan, mes orës 12:00 – 15:00 komunikacioni do të ndërpritet në kohëzgjatje prej 15 deri 20 minutave, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (minim).
Për shkak të vendosjes së rrjetit të kanalizimit në f.Çajle, komunikacioni në rrugën rajonale Gostivar – f.Çegran do të rikahëzohet nëpër rrugë alternative.
LAAM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht u referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, VInicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.