Manipulim me Dispozitat Fetare Islame!..
(Mjetet e Sadakul Fitrit dhe ato të Kurban Bajramit,nga goja e të varfërve përfundojnë në xhepat e hoxhallarëve) Se a manipulojnë me Dispozitat Fetare Islame krerët e institucioneve përfaqësuese të këtij besimi monoteist në Trojet Shqiptare ( Shkup, Prishtinë…), përgjigje, me kompetencë profesionale, jep imami Petrit Perçuku, në një material të shkurtër, të shpërndarë në rrjetet i informimit social!!!
Lexues të nderuar, tekstin në fjalë do ta lexoni në fund të këtij shkrimi…dhe gjykoni vet më tej, nëse është i ligjshëm dhe i pranueshëm (hallall) fetarisht dhe moralisht, veprimi i institucioneve të përmendura më lart, lidhur me grumbullimin dhe përvetësimin e mjeteve materiale nga ana e tyre, si ato të Sadakul Fitrit, të Kurban Bajramit (flijimit të një bagëtie), mjete, të cilat, sipas Dispozitave Islame në fuqi, besimtari është i obliguar t’i dorëzojë vullnetarisht dhe në një destinacion, katërcipërisht të vetëm, që quhet VARFËRI !..
Jemi dëshmitarë, këtu e sa dekada të shkuara, të një propagande imponuese, të zhvilluar nga BI – të shqiptare, sidomos asaj të Shkupit, që mjetet në fjalë, të shndërruara në monedha të huaja dhe stabile gjithësesi, t’i dorëzohen ,,pronarit” të vetëm të tyre, që në çdo rast janë ato vetë, pra, Bashkësitë Islame… Sado të jepen arsyetime, një gjë është e sigurt: Mjetet e besimtarëve, dedikuar të varfërve me urdhër Kuranor dhe me urdhër të Profetit Muhamed, nga goja e të varfërve përfundojnë në xhepat e ,,hoxhallarëve”… Institucionet fetare islame i kanë caktuar një tatim vjetor secilit besimtar (të llogaritur mirë sigurisht), për të zhvilluar aktivitetet e veta, e në raste të veçanta kanë kërkuar dhe kërkojnë edhe mjete shtesë, në formë ndihmash vullnetare, për të plotësuar ndonjë nevojë shtesë eventuale. Dhe kjo është plotësisht e pranueshme dhe e ligjshme…Por të harrosh varfërinë që të rrethon (shikoni emisonin , Edhe unë jam Kosovë”), të harrosh fqinjin që kërkon mjete të mjekojë fëmijën jashtë shtetit, dhe të bëhesh i shurdhër e i verbër për hir të interesave banale, siç përmendet ndër të tjera edhe shkollimi kualitativ i nxënësve dhe studentëve të Shkollave Islame (një pjesë e tyre janë edhe shumë të pasur madje), duke ,,harruar” që perreth tyre ka shumë nxënës dhe studentë të varfër që mund të bëheshin mjekë, mësues, inxhinierë etj, është më shumë se një egoizëm destruktiv i qarqeve të caktuara antishqiptare, që veprojnë, pa ua prishur askush tymin e duhanit, brenda Bi- ve në fjalë… Për fund, është obligim e këtyre institucioneve fetare, t’i shpjegojnë komunitetit fetar islam, dhe jo vetëm atij: A lejohet dhe kur ka ndodhur abrogimi i Dispozitave Kuranore, që të veprojë kush si i teket… (Sadakatul fitrat kujt i jepen? Hoxhë Petrit Perçuku: Zekati i fitrit i jepet muslimanëve të varfër, të cilët jetojnë në vendin e atij që e jep atë. Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë, siç transmeton Ebu Davudi: “I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e bëri obligim dhënien e zekatul-fitrit, për t’i ushqyer të varfrit.” Lejohet të bartet në ndonjë vend tjetër, nëse banorët e tij kanë nevojë më shumë për të.
Zekati i fitrit nxirret në ushqim dhe nuk lejohet të nxirret në para (monedha). Nxirret nga ushqimet themelore të vendit, afërsisht 3 kg për secilin anëtar të familjes.
Nuk lejohet që zekatul-fitri të jepet për ndërtimin e xhamive apo për projekte bamirësie.)