Rekomandimi ynë është vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në klasë të tretë fizikisht të marrin pjesë në shkolla në vitin e ri shkollor. Gjatë pushimeve të mos dilet nga klasat ndërsa me mësim të fillojnë me distancë kohore prej 10 minutash, theksoi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai në pjesëmarrjen në TV Sitel theksoi se protokollet e përgatitura bazohen në parimet e njëjta të parandalimit të sëmundjes, ndërsa ajo është mbajtja e maskës, qëndrimi në distancë dhe larja e dezinfektimi i shpeshtë i duarve është e domosdoshme.
“Ka shumë kërkesa dhe mendime dhe shumë dilema, jemi duke i përcjellë dhe parë shumë përvoja prej shumë vendeve në botë por ne vendosim dhe kjo mund të jetë vetëm kështu, prioritet do të jetë mbrojtja e shëndetit të
qytetarëve siç ishte edhe deri më tani lidhur me të gjitha masat e vendosura dhe të implementuara, ndërsa tani lidhur me mbrojtjen e shëndetit të më të vegjëlve, fillimin e vitit shkollor si një rrezik serioz për t’u keqësuar situata epidemiologjike, për atë që një numër i madh i fëmijëve do të ishin në një hapësirë të mbyllur ose në më shumë hapësira të mbyllura me mundësinë për të komunikuar në mënyrë shumë intensive, më shumë ditë gjatë javës midis tyre”, tha Filipçe.
Rekomandimi kryesor, siç tha, është të ketë fëmijë të pranishëm fizik vetëm prej tri klasave të para me qëllim që të zvogëlohet numri i fëmijëve të cilët do të ishin të pranishëm në shkolla. Më pas shtoi, me siguri do të takohen në hyrje, në fund të ditës, gjatë pushimeve.
“Rekomandimi është të mos dilet nga klasat gjatë pushimeve dhe këto tri klasë të cilat do të fillojnë, gjegjësisht, klasa e parë, e dytë dhe e tretë të fillojnë me kohë të ndryshme me distancë kohore prej 10 minutash që të mos takohen në hyrje e as në fund të orëve. Dëshirojmë t’i shmangim skenarët e këqij të cilët i pamë në vendet të cilat i hapën tërësisht shkollat”, shtoi ai.
Siç shtoi, analiza ka treguar se fëmijët preken me formën më të lehtë dhe më së paku sipas përqindjeve, nën 4 për qind janë prekur fëmijët më të vegjël deri 9 vjeç.
“Analiza jonë ka dëshmuar se formë më të lehtë dhe me përqindje më të vogël, nën 4 për qind janë prekur fëmijët më të vegjël deri në 9 vjeç. Prandaj po vendosim masa të tilla rigoroze të cilat duhet të respektohen. Duhet të veprohet kësisoj pasi kjo është mënyra më e sigurt për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha Filipçe.