Zaev: Me 62 deputetë formohet qeveri stabile

Me 62 deputetë formohet Qeveri stabile, e cila është e gatshme për vendime shumë serioze dhe të guximshme, deklaroi sot mandatari Zoran Zaev pas parashtrimit të propozimit për formimin e Qeverisë së re në Kuvend. Zaev premtoi se prioritetet e Qeverisë së re do të jenë vendore, sepse ata në planin ndërkombëtar kanë përfunduar, duke potencuar përkushtim të krizës me Kovid-19, ekonominë, gjyqësinë, negociatat me BE-në…

“Përvoja ndërkombëtare, por edhe ajo vendore tregoi se me 62 deputetë formohet Qeveri stabile dhe jo vetëm stabile, e gatshme për vendime shumë serioze dhe të guximshme në interes të qytetarëve. Në shumë vende të tjera shumica parlamentare nuk është e madhe, por se është shumica parlamentare e cila i pasqyron shumicën e qytetarëve, përmes shumicës së deputetëve në Parlament të cilët e ndërmarrin përgjegjësinë më të madhe”, ka thënë Zaev.

Në bisedimet për Qeverinë e re, siç tha ai, është bërë plan për racionalizim dhe maksimalizim të efikasitetit të Parlamentit dhe deputetëve.

“Kjo do të thotë se të paktën një herë në dy javë do të ketë ditë për votim”, ka thënë Zaev duke sqaruar se në kohën e mbetur deputetët do të përkushtohen në mënyrë profesionale më shumë në zgjidhjet që do të arrijnë në Parlament.

Me këtë rast, sipas tij, deputetët do të kenë më shumë kohë për votuesit e tyre jashtë ndërtesës kuvendore.

“Besoj se suksesi i Qeverisë varet nga suksesi i politikave të tyre, nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi me opozitën dhe shërbimin dhe përgjegjësinë para qytetarëve. Besoj pasi që kemi përbërje të jashtëzakonshme të kandidatëve për Qeveri dhe pasi që Parlamenti ka vazhdimësi të vet në pjesën e deputetëve, por ka edhe shumë risi të reja, freski nga të gjitha fushat dhe besoj se vijon një periudhë e papërsëritshme dhe pozitive katër vjeçare”, tha lideri i LSDM-së.

Nuk saktësoi kur Kuvendi do ta zgjedhë qeverinë e re.

“E drejta e kryetarit dhe e deputetëve është kur do ta caktojnë seancën. Prej sot kur do ta dorëzoj programin dhe biografitë ne jemi të gatshëm kur do të konfirmojnë që të caktohet seanca”, ka thënë Zaev duke shtuar se logjikisht dhe normale është që të lihet një ditë, dy-tre deputetë ta lexojnë programin dhe biografitë.

Ai pret që javën e ardhshme Qeveria e re të funksionojë dhe menjëherë të kapet me sfidat e drejtuara para shtetit tonë dhe ajo është para së gjithash kriza me Kovid-19 dhe reflekset nga ajo si ekonomia, arsimi, kopshtet e fëmijëve dhe shumë fusha të tjera.

lidhur me vendimin për pesë në kryetarë të Kuvendit, Zaev përkujtoi se edhe në përbërjen e kaluar kuvendore ka pasur numër të njëjtë, por se kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet do të përmbushen.

“Ai është numër dhe nuk do të thotë se do të përmbushet. Ja po e jap mesazhin, le të heq dorë VMRO-DPMNE-ja nga vendi i nënkryetarit, do të heq dorë edhe LSDM-ja dhe ja do të kemi tre. Në Rregullore thuhet se partia më e madhe opozitare ka një nënkryetar”, tha Zaev i cili mendon se partia opozitare mbledh pikë politike në mënyrë shumë të pandershme.

Mandatari Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se 90 për qind e vendeve të zëvendësministrave tani më janë konfirmuar dhe se pas formimit të Qeverisë së re, deri tek Kuvendi do ta dorëzojë listën e zëvendësministrave. Sipas tij, Qeveria por edhe eshalonët më të ulët do ta pasqyrojnë diversitetin etnik dhe politik në vend.