“Vit i brishtë” – Xhemi Hajredini

Një vlerësim kritik i thukët

Nga Stefan Paloka

Në dukje – një libërth, por në thelb – një univers i tërë! Këtu të shpërfaqet i tërë spektri i ndjenjave, përjetimeve dhe gjendjeveshpirtërore të autorit, i ri në botën e botimeve, por me shumë peshë e vlerë si qytetar i botës dhe përfaqësues i denjë  i species së vet, njeriut, me gjithçka gjendet në të, estetizuar thjesht, por bukur. Një material letrar i paqortueshëm për eruditin, por aspak i pakuptueshëm për lexuesin e “pakualifikuar”.

Ekzigjenca e madhe e shpirtit të tij – mbrothtësia e njeriut të mirë, kombit të vet që nga gegët e deri te toskët, që nga çamët deri tek arbëreshët, si dhe e gjuhës amtare. Por mbi të gjitha, të mahnit lënda e bollshme dhe e larmishme jetësore, që në shpirtin e poetit vjen e koncentruar përmes një vargu dhe gjuhe qëllimisht të kursyer, përthyer përmes një figuracioni që synon të të mos lodhë dhe fton ta shijosh pafund. Porosia e triumfit të së mirës mbi të keqen, të dritës mbi terrin, gjithkund e pranishme, nuk pikon me mundim, si diçka e stisur, por gurgullon lirshëm e këndshëm nga një zemër e mbrujtur me optimizëm të pamatë.​

(Stefan Paloka – gjuhëtar nga qyteti I Lezhës )