Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Click plus” ka deklaruar se e ka mbajtur premtimin për kryeministrin shqiptar dhe kjo është e vetmja e vërtetë, transmeton Zhurnal.
Ai tha se kjo qeveri edhe po të zgjasë vetëm një vit, në 100 ditët e fundit do të kemi kryeministër shqiptarë.
“E vetmja e vërtetë është se do të kemi kryeministër shqiptarë. E kemi lyp dhe e kemi bërë. Kjo qeveri qoftë edhe nëse zgjatë 1 vit, 100 ditët e fundit do të kemi kryeministër shqiptarë. Nuk është simbolikë, por është rrënim i fortifikatave antishqiptare që ky vend mos të ketë kryeministër. Analistë e publicisët kanë mbetë pa text që skan pritur të bëhet. Por unë i përkasë idealistëve që i bëjë gjërat. Unë kam besuar në rradhë të parë, më pas kanë besuar të gjithë bashkëveprimtarët të mi”, ka deklaruar mes tjerash, Ali Ahmeti, kreu i BDI-së.
Ahmeti mes tjerash ka folur edhe për përplasjet e fundit brenda partisë së tij. Ai tha se në BDI respektohen mendimet ndryshe dhe kjo është vlerë sepse BDI sipas Ahmetit është një thesarë i madh për shqiptarët.