Trump edhe një herë me deklarata të fuqishme për presidentin Erdogan

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me Andreë Brunson, një pastor amerikan i cili ishte arrestuar derisa jetonte në Turqi më 2016, si pjesë e njs spastrimi të kryer nga regjimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Brunson falënderoi Trumpin dhe administratën e tij për përpjekjet që sollën lirimin e tij.

“Mendoj se po mos të veproje unë do të ishta ende në Turqi”, tha Brunson.

Trump u tregua krenar për këtë duke e quajtur Brunsonin “të pafajshëm” por ai gjithashtu nuk kritikoi Erdoganin, në fakt, ai i dha atij merita për rikthimin e Brunson.

“Sa më përket mua, presidenti Erdogan ishte shumë i mirë”, tha Trump, duke shtuar se ai “pas disa bisedave që u zhvilluan, në fund ai u pajtua dhe ne e vlerësojmë këtë”.

Javë më parë Trump e quajti Erdoganin “lojtar të mirë shahu” i cili do t’i bindej vetëm të parit të shtetit amerikan, Donald Trump.