Në historinë e hershme të tregtisë ndërkombëtare, kur të mirat ekzotike kanë udhëtuar në regjione të reja, nganjëherë edhe emrat e tyre origjinalw kanë shkuar bashkë me to.
Natyrisht, gjermanët kanë një term – Wanderwörter (fjalë që përdoren në vende të ndryshme marrin kuptime pastaj prej vendit në vend) – për këto huazime të jashtëzakonshme që udhëtojnë nëpër botë, duke ndryshuar lehtë përgjatë rrugës.
Harta e sotme, e prodhuar nga Haisam Hussein, tregon rrjedhën e Wanderwörter përgjatë rrugëve tregtare globale.
Çaji
Dominimi i Kinës në eksportin e çajit, ndikoi se si njerëzit në mbarë botën i referohen pijeve të tyre të maleve të pjerrëta.
Përhapja e çajit përgjatë Rrugës së Mëndafshtë nga Kina Veriore, rezulton se në pjesën më të madhe të Azisë dhe Afrikës kanë fjalë të ngjashme për çajin. Chá ka evoluar në chai, gjerësisht të konsumuar në Indi dhe zonat përreth.
Rruga tjetër e madhe e tregtisë së çajit, përmes Kinës Jugore, përhapte shqiptimin që u bë standard rreth Evropës. Kjo është arsyeja pse ne habitemi se në këto gjuhë ka ngjashmëri, p.sh në frëngjisht thé, hollandisht thee, gjermanisht tee, spanjisht té dhe tè italisht.
Domate
Ndonjëherë, udhëtimi i një fjale nuk është plotësisht i drejtë. Në rastin e domateve, vendimi i italianëve për të emërtuar fruta të kuqe pomodoro (domate), ose mollë e artë, çoi në një degëzim gjuhësor. Kjo është arsyeja pse emri anglisht për domate është ende i ngjashëm me tomatl azteke, edhe rusët e kanë të ngjashme si italianë pomidori.
Pambuku
Shumë njerëz në Amerikën e Veriut do të habiteshin kur të mësonin se “pambuku” është një lidhje direkte me fjalën arabe al-qutn.
Koka (Coca)
Kur spanjollët sollën koka-n nga Amerika e Jugut dhe e përhapën atë në tregun global, emri i saj u bë i lehtë për t’u shprehur përgjatë gjithë udhëtimit. Megjithëse drejtshkrimi i saj mund të ndryshojë në të gjitha kulturat, thuaj fjalën “koka” në shumë vende dhe njerëzit me gjasë do të dinë se për çfarë po i referoheni.
Një botë e vogël pas të gjithave
Shumica prej nesh janë paksa të vetëdijshëm se pjesë të gjuhës tonë përbëhen nga fjalë të rajoneve dhe kulturave të tjera, por duke parë përhapjen e gjuhës në formën e hartës është një kujtesë e fuqishme se globalizimi siç e njohim është një vazhdim i shekujve të shkëmbimit komercial dhe kulturor.