Arkeologët izraelitë kanë njoftuar zyrtarisht se kanë zbuluar një koleksion të vlefshëm të monedhave të hershme islame të gjetura gjatë gërmimeve të fundit pranë qytetit qendror të Yavna-s.
Mbledhja e 425 monedhave të arta, shumica e të cilave datojnë nga periudha abaside, 1,100 vjet më parë, ishte “jashtëzakonisht e rrallë”, thanë në një deklaratë të përbashkët arkeologët e antikave izraelite, Liat Nadav-Ziv dhe Elie Haddad, raporton AP.
Eksperti i monedhave në Autoritetin e Antikiteteve, Robert Kool tha se analiza fillestare tregon se monedhat datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë dhe konsiderohen se vijnë nga epoka e artë e Kalifatit Abasid, i cili kontrollonte pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Në Izrael, në vitin 2015, zhytësit amatorë gjetën 2,000 monedha ari në brigjet e qytetit antik të Cezaresë, që datojnë nga koha e Fatimidëve në shekujt 10 dhe 11.
“Ne sinqerisht shpresojmë që ky studim i monedhave të arit të na tregojë më shumë rreth periudhës për të cilën ne ende dimë shumë pak,” tha Kool me këtë rast.