Si do ta paguaj shteti vaksinën e Oksfordit?!

Se si do të arrijë vaksina e Oxford-it anti-CoVid deri tek ne, do të jetë sfidë më vete për autoritetet tona. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se nuk e kanë diskutuar a do ta paguajnë të njëjtën nga buxheti i BE-së prej 3 miliard euro të paraparë për zbutjen e krizës së pandemisë në vendin tonë, ose nga buxheti i shtetit. Ende nuk e dinë se cila do të jetë kosto e këtij furnizimi dhe as sasia e duhur për popullsinë tonë. Nga dikasteri i Shëndetësisë nuk morëm përgjigje më të detajuar, përveç informacioneve që ditë më parë i publikoi ministri. Megjithatë, ajo që dihet është se qytetarët vaksinën do ta marrin falas.

Ministria e Shëndetësisë

“Njëra mundësi e furnizimit është përmes mekanizmit Kovaks të OBSH-së dhe Aleancës së imunizimit.

Nënshkruam letër që vaksina, kurdo që del, të shpërndahet në proporcion të popullsisë së çdo vendi.

Morëm edhe ofertë nga Ambasada Polake në Shkup të porosisë sasi të mjaftueshme edhe për vendin tonë, për shkak se ne nuk kemi mundësi për lidhje të marrëveshjes dy palësh, siç e kanë vendet e BE-së, direkt me kompaninë farmaceutike ‘AstraZeneca’, e cila punon në zbulimin e vaksinës së Oxford-it.”

Por, çfarë është në fakt kjo vaksinë, drejt së cilës i ka sytë e gjithë bota si shpëtim nga virusi korona?

Vaksina e quajtur “ChAdOx1” apo që njihet si një vaksinë e vektorit viral përdor një lloj tjetër të virusit si një mjet për të imituar të dhënat gjenetike të Covid-19. 6 profesorët e Universitetit të Oxford-it thonë se në mënyrë efektive, vaksina imiton koronavirusin dhe stërvit sistemin imunitar të reagojë nëse personi më vonë bie në kontakt me CoVid-19. Një studim i fazës I / II vërtetoi që vaksina ishte e sigurt pa efekte anësore serioze dhe gjeneronte një reagim të fortë imunitar. Nëse gjithçka shkon sipas planit të studimit në fazën III, në rastin më të mirë vaksina do të jetë gati pas dy muajsh dhe nëse hulumtimi ngadalësohet, në rastin më të largët, do të jetë gati pas 6 muajsh.

Universiteti “OXFORD”

“Prova filloi në Britani të Madhe në prill, me mbi 1.000 vullnetarë të shëndetshëm të rritur duke iu dhënë test-vaksina. Rezultatet e provës të nxjerra në korrik treguan se vaksina provokoi një përgjigje të qelizës T brenda 14 ditëve të vaksinimit, dhe të antitrupave brenda 28 ditëve. ‘T-cells’ janë qelizat e bardha të gjakut që sulmojnë qelizat e infektuara. Antitrupat mund të neutralizojnë një virus.”

Pas zbulimit final të vaksinës, shpërndarja nëpër gjithë botën do të jetë një fazë jo e lehtë. Fillimisht,

Australia ka nënshkruar me kompaninë “AstraZeneca” për të siguruar 25 milion doza të vaksinës.

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje për të marrë menjëherë deri në 30 milion doza. Sipas një marrëveshje vendet anëtare të BE-së do të furnizohen me në 400 milion doza. Kompania farmaceutike, gjithashtu ka pranuar të furnizojë edhe 300 milion doza në SHBA. Instituti i Indisë ka kërkuar të prodhojnë 1 miliard doza që synohen për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.