Hasim Murtezani, doktorant, i cili vjen nga lëmia e sigurisë, kuadër i përkryer për në MPB, institucion i cili i ktheu përgjigjen negative për punë, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur revoltën e tij për këtë skandal. Për më tepër lexoni postimin e tij në Facebook:
“Në adresën time pas 4 muajve më erdhi përgjigjeja nga konkursi publik në MPB për të më njoftuar se nuk jam i pranuar në atë vendë pune që pata aplikuar. Imagjinoni përgjigjen pa asnjë lloj arsyetimi, aty thuhet se vetem NUK JAM I PERZGJEDHUR pa ditur arsyen (defakto arsyeja është më se e qartë) Me këtë njoftim që më bënë MPB, mi ka rikthyer edhe një sërë dokumentash që jam munduar ti dorëzoj kur aplikova me bindje se Masteri im në Siguri dhe regjistrimi i doktoraturës po në fushën juridike-sigurisë dhe disa certifikata të tjera që jam vlerësuar nëpër trajnime do të meren në konsideratë. Ky është vendi ynë i cili nuk ofron perspektivë profesionale, i cili ta imponon emigrimin i cili ta mundëson të diplomosh dhe nuk ta ofron asnjëherë shansin për punësim aty ku duhet. Ky është vendi ynë ku në MPB ke të punësuar me diploma turizmi dhe mekaniku dhe pedagogu e diploma në agronomi dhe me diploma të blera e fallco dhe ty me shkollim adekuat të vinë përgjigjeja, NUK JE PERZGJEDHUR!!! Ky është vendi i cili pretendon sundimin e ligjit dhe BE, ky është vendi i cili pretendon vetting dhe reforma. Ky është vendi i cili pretendon parandalimin e diskriminim. Ky është vendi ku Kryeministri bën thirrje që mos të iket, por pa u përgjigjur se pse duhet qëndruar këtu?!” – shkruan Murtezani në profilin e tij në Facebook.