Jeton Shaqiri është propozim i BDI-së për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Informacionin për MIA-n e konfirmuan nga BDI. Shaqiri është profesor në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, percjell Agjencia e lajmeve Flaka
Me Jeton Shaqirin, plotësohet lista e BDI për kabinetin e ri qeveritar në mandatin e ri 2020-2024:
Zv.Kryeministër i parë dhe Ministër i Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi
Ministrin e Financave – Fatmir Besimi
Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser
Nuredini
Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Nga BDI informojnë që në bazë të marrëveshjes për qeverinë e re me LSDM, BDI do të drejton me 6 ministra, 6 zv.ministra dhe 6 sekretarë shtetëror. Brenda kohës, pritet të caktohet edhe drejtuesit në postet e zv.ministrave dhe sekretarëve shtetëror.
Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më 2 shtator. Pas zgjedhjes së djeshme të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, pritet ditëve të ardhshme të caktohet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re. Flaka