Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik i cili i referohet periudhës nga 10 deri në 16 gusht, janë realizuar gjithsej 11,605 testime të covid-19, 2.062 ose 17.8% testime më shumë në krahasim se në javën e kaluar.
Nga 11,605 testimet e kryera, janë regjistruar 902 raste të reja pozitive, dhe në periudhën e përmendur përqindja e testeve pozitive është 7.8%, që tregon një trend të uljes së vazhdueshme, krahasuar me javët e kaluara, kur përqindja ishte nga 10%, 9.4% dhe 8.6%.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251; 27.8%) dhe Kumanova (125; 13.6%). Në 18 qytete të vendit, për të njëjtën periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19 është nën 20.