Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e Lidhjen Social Demokratike, Zoran Zaev, tha se është arritur marrëveshja për qeverinë e re 4-vjeçare mes BDI-së dhe LSDM-së. Ahmeti tha se është i bindur se ky vendim që është marr sot priteshe nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtar për vazhdimin e proceseve integrues.