Prof. Dr. M. Musai: KULTURË BIMORE – BORDULLAKU

KULTURË BIMORE

BORDULLAKU

Prof. Dr. M. Musai

FAM: PORTULACEAE
GJIN: PORTULACA
LLOI: OLERACEA

SHQIP: BORDULLAKU

Bordullaku është bimë e cila mbin vet si kulturë e egër bimore, në oborre, toka të papunuara, në bahçe, toka ranore dhe gjysëm ranore. Gjethet, kërcejt e kësajë bime janë shumë të pasura me minerale, vitamina, kur e krahasojmë me bimët tjera të gjelbërta, burdullaku prej të gjithave ka më shumë gama acide linolene, e cila është omega – 3. Nëse bordullakun e kemi si ushqim të përditshëm gjatë kohë, mundëson shërimin e disa sëmundjeve kronike. Burdullaku si bimë më shumë është e popullarizuar te popujt e Azisë, te disa shtete të Amerikës së mesme, në disa shtete të Europës, etj. Popujt e këtyre shteteve këtë bimë me shumica e hanë si perime të freskët. Sipas disa studimeve të vjetra, medohet se kjo bimë përdoret prej më shumë se 4000 vjetë. Gjatë kohës të sundimit romak burdullaku ka qenë e rëndësishme në tavolinat e mbretërisë Romake si sallatë.
Bima i ka gjethet e imta dhe të shtypura, por janë mishtake, kan shije të ambël – të tharët. Kjo bimë është e vogël, me kërcej të kuqërremt, haen të gjitha pjesët e bime si sallat e gjelbërt, gjethët, kërcejt dhe lulet. Burdullaku lulëzon gjat muajve të verës dhe deri në vjeshtë vonë. Burdullaku për dallim prej bimëve tjera, është rezistete ndaj temperturave të larta dhe të ulta, ka valenc të gjërë ekologjike pra është eurivalente.
MJEKIMI DHE PASURIA NUTRITIVE NË 100 GR.

  • Në 100 gram ka 16 kalori,
  • Në 100 gram ka 3.4 gr. hidrate të karbonit,
  • Bima ka 1.3 gr, proteina,
  • 0.1 gr, sasi e pëgjithsme e yndyrës,
  • Prej vitaminave ka: niacin, folate, acid pantotenik, piridoksin, riboflavin, tiamine, vitamin A dhe vitamin C.
  • Elektrolite të natriumit Na dhe kaliumit K.
  • Minerale: calcium Ca, baker Cu, hekur Fe, magnezit Mg, fosfor P, selen Se dhe zink Zn.
  • Bima, burdullaku është e vetmja bimë e cila është më e pasur me omega – 3 të acideve yndyrore. Omega – 3 e burdullakut, për dalli prej omega – 3 të peshqve, është se omega – 3 e burdullakut nuk mban holesterol.
  • Omega – 3, e acideve yndyrore të kësajë bime, për gjat alfa – linolike dhe gama linolike, eksperimentalisht është vërtetuar se ka veprim mbrojtës, veçanërisht gjat rasteve të sëmundjeve të sistemeve kardiovaskulare, sidomos edhe gjat proçeseve infektive – ndezje, ose gjat zhvillimit të kancerit.
  • Bima poashtu në trupin e sajë mban edhe disa komponente të tjera aktive bimore: përveç vitamins C , ka alfa tokoferol, beta karoten, të cilat në organizëm sintetizohen në vitamin A.
    VËREJTJE
    Të gjithë ata të cilët kan gurë në veshkë, nuk duhet ta hand he ta përdorin këtë bimë, arsyeja është përshkak të acidit oksalik, kjo thartinë është komponenta përbërëse e gurëve në veshka. Prandaj ua tërheki vëmendjen gjithë atyre që kan gurë në veshka, të mos e përdori si ushqim, ngase acidi oksalik me kalciumin, në forma kompleksi si krypë jep shance të përshpejtuara për krijimin e gurëve në veshka.