Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon 28-vjetorin e ekzistimit të saj

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup nesër do të shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Solemniteti do të realizohet në përputhje me protokollin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse për shënimin e festave shtetërore.

Siç bënë të ditur nga Shtatmadhoria e Armatës fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandant Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

Në këtë solemnitet nga ana e presidentit Pendarovski me Mirënjohje për meritat ushtarake do të dekorohen batalioni për mbështetje ushtarake-mjekësore, batalioni i tretë i këmbësorisë dhe zyra në bashkëpunim me mbrojtjen e SHBA-së.

Solemniteti do të transmetohet drejtpërdrejtë në servisin e parë programor të RTM-së, si dhe në faqet e Fejsbukut të shefit të shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.