Italia mbyll diskotekat për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, shtrëngohen edhe masat

Për shkak të rritjes së numrit të prekurve me koronavirus, qeveria italiane ka vendosur që të mbyllë diskotekat dhe lokalet e natës.

Vendimi është marrë gjatë pasdites së sotme dhe hyn në fuqi nga e hëna e 17 gushtit ku do të ketë efekt të paktën deri më 7 shtator.

Një vendim që përflitej prej ditësh dhe që u zyrtarizua pas mbledhjes me videokonferencë të ministrit të Shëndetësisë dhe drejtuesve të rajoneve. Por jo vetëm kaq. Në Itali do të ketë edhe shtrëngim të masave sa i përket mbajtjes së maskave.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura ku është e pamundur që të ketë distancim fizik.