Apel deri tek të gjithë shoferët të cilët nuk kanë kujdes ndaj shoferit fillestar, i cili meson pjesën praktike, bëj thirrje ndaj te gjithë atyre që janë të padurushëm në komunikacion sillen keq dhe shkaktojnë probleme psiqike tek një shofer fillestar, jeni me tolerant sepse një dite do të jetë edhe ndonjë i afërm i juaj që do të ushtrojë pjesen praktike si do ndiheshim të gjith ne në rast së a i ndodh vëllait , motrës apo fëmijës sonë!?
Unë si një instruktor ju bëj thirrje qe t’ju japim më shumë vëmendje veturave të Auto Shkollave, t’ua mundësojmë të punojnë lirshëm dhe shoferit fillestar mos i shkaktojmë demoralizim që në fillim.
Përgatitja e kandidatit kalon në disa faza elementare, përgatitet dhe del para komisionit për ta dhënë provimin, të cilët kërkojnë shumë nga një shofer fillestar i cili duhet të jetë sikurse shoferët profesionist.
Në komunikacionin tonë kaq të pa kulturuar,kandidati fillestar nuk ka mundësinë ti parashtrojë aftësitë e veta, për shkak të mos respektimit të shoferit fillestar.
Unë mendoj se organet kompetente duhet të merren më seriozisht me këto probleme dhe ti sanksionojnë shoferët të pa ndërgjegjshëm dhe t’ua mundësojnë aftësin të përkryer shoferit fillestar.
Nuk dua të kritikoj asnjë, ne e dimë të gjithë se infrastruktura rrugore e Strugës është e stërngarkuar, vetura të parkuara ne mes të rruges bëhen parakalime jashtëzakonisht të rrezikshme, na mungon shumë komunikimi ndërmjet pjesmarrësve të tjerë në komunikacion.
Unë si fillestar në lëmin e komunikacionit gjegjësisht si instruktor më i ri në qytetin tonë besoj se bashkë me të gjithë qytetarët e Strugës mundemi ta përmisojmë gjendjen katastrofale të rrugëve, duke mos u parkuar ne vendet e ndaluara për parkim, duke mos bëre parakalime te rrezikshme që munden të na hedhin në rrezik që të gjithve.
Shpresojmë se komuna do të përpilojë plane tjera për te hapur arterie tjera kryesore.
Suat Nazif-instruktor në Auto Shkolla “REKETA”