LSDM dhe BDI shpresojnë dhe presin se do të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar ditëve të ardhme, duke u shprehur të vetëdijshëm për urgjencën dhe nevojën për konsolidimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Ashtu si ditëve të kaluara, pa shpalosur më shumë detaje, dy partitë konfirmojnë se po vazhdojnë takimet konstruktive të punës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm për të siguruar një qeveri të qëndrueshme me mandat 4 vjeçar. Përmes një komunikate të përbashkët thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.