Nga dita e sotme, 15 gusht, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Serbi, detyrimisht duhet të kenë test PCR negativ.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon se me propozim të Institutit të Shëndetit, qeveria Serbe ka sjellë vendim që shtetasve të Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do t’u duhet test PCR për të hyrë në territorin e Republikës së Serbisë.
“Vendimi për shtetasit e këtyre vendeve, mes të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, do të nisë sot me 15 gusht, kurse testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Për fëmijët deri në 12 vjeç testi nuk është i nevojshëm” informon Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veiut.