Maqedonia me Zaevin është pikë e zezë në Evropë. Pushteti i paaftë dhe i papërgjegjshëm i Zaevit dështon në të gjitha fushat.
Maqedonia është rekorder i zi sipas të infektuarve dhe rasteve të vdekjes nga koronavirusi në rajon në një milionë banorë. Numri i të infektuarve ka arritur 12.357 persona që është mbi 6 herë më shumë nga parashikimet e Filipçes, ndërsa numri i të vdekurve është 532. Maqedonia u bë pikë e zezë në Evropë e cila i rrezikon edhe vendet tjera. Kurrfarë protokolle dhe mbrojtje nuk kanë autoritetet shëndetësore për shkak të së cilave po na ndodhin skandale si udhëtarët e infektuar të cilët nisën nga Shkupi deri në Turku në Finlandë.
Maqedonia me Zaevin nuk ka ardhmëri, por vetëm fundoset edhe më thellë. Krimi i tyre, korrupsioni dhe paaftësia edhe një kohë të gjatë do të shkaktojë pasoja për standardin e qytetarëve dhe ekonomisë. Kjo duhet të ndalojë.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së