Struga 1, Maqedonia e Veriut 141 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1848 testtime për coronavirus, prej të cilëve 141 kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-48, Kumanovë-21, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-1, Strugë-1, Manastir-7, Kavadar-9, Gostivar-4, Gjevgjeli-1, Strumicë-4, Koçan-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-4, Berovë-1, Vinicë-7, Shën Nikollë-3 , Kërçovë-5, Negotinë-1.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima, një pacient nga Shkupi (88) dhe një nga Kërçova (80).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 12.357, prej të cilvëe 8.662 janë shëruar, ndërsa 532 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin ka 3.163.