E gjithë bota po përballet me pandeminë COVID-19, e paimagjinueshme deri dje, por vetëm nëse harrohej, apo s’dihej fare nga publiku, se të tilla kanë ekzistuar përgjatë historisë, e madje me përmasa shumë më tragjike nga pikëpamja e humbjeve njerëzore. Ndryshe nga të kaluarat, kjo e aktualja është më së shumti një krizë ekonomike, pasi ndodh në një botë të globalizuar.
E fundit pandemi, sicc dihet tashmë, është ajo e Gripit Spanjol, që, për nga humbjet njerëzore, kjo koronarja që po kalon bota aktualisht, duket lule. Tashmë historia po përsëritet, e një dokument i vitit 1918, pra koha kur Gripi Spanjoll veproi e griu miliona jetë, ofron po atë set këshillash që tashmë është bërë një refren publik.
Një artikull nga një gazetë e vjetër raportohet se tregon një listë të masave dhe rekomandimeve për qytetarët në luftën kundër Gripit Spanjoll.
E pothuajse çdo masë ngjan me të sotmet kundër COVID-it
“Vish një maskë”, thuhet në rekomandimin e parë nga viti 1918.
“Lani duart para çdo vakt, ndiqni rregulloret, shmangni turmat, shmangni njerëzit që kolliten, telefononi mjekun nëse vëreni simptomat e para…”
Të gjitha masat pra janë që ne dëgjojmë sot nga ekspertë të ndryshëm të epidemiologjisë, por është e rëndësishme të theksohet rëndësia e veshjes së maskës.
“Mos i injoroni këshillat e ekspertëve vetëm sepse nuk i kuptoni ato. Mos i lini pas dore të drejtat e komunitetit – ndiqni rregullat e nxjerra nga autoritetet. Mos mendoni se keni të drejtën e privilegjeve të veçanta”, thuhet gjithashtu në këtë listë.
Rreth 50 milion njerëz vdiqën nga Gripi Spanjoll, por disa besojnë se numri mund të ketë qenë edhe më i lartë, deri në 100 milion.
Pra, lista e rekomandimeve në luftën kundër pandemisë nuk ka ndryshuar për 100 vjet. A është e vështirë t’i respektosh ato?