Suedia ndalon djegien e paralajmëruar të Kur’anit, autorët: na u hoq liria e fjalës!

Policia suedeze ka ndaluar aktin e paralajmëruar të Rasmus Paludan, kreut të partisë radikale të djathtë daneze “Stram Kurs”, për të djegur Kur’anin.

Paludan planifikoi të udhëtonte për në Suedi dhe më 28 gusht, ta digjte publikisht Librin e Shenjtë të Islamit  para xhamisë në Malmö.

Ai ishte i ftuar në këtë veprim nga artisti kontravers suedez Dan Park. Të dy zgjodhën një xhami në rrethin Rosengård, ku jetojnë një numër i madh i muslimanësh, si vendin për të djegur Kur’anin.

Dan Park u tha mediave suedeze se policia vendosi të refuzojë lëshimin e një leje për nxitjen e tyre për arsye sigurie sepse, sipas tij, “ka shumë muslimanë reagues që jetojnë” në Rosengård.

Paludan, nga ana e tij, e quajti vendimin e policisë për të ndaluar të vijë në Malmö “një kapitull i turpshëm në historinë suedeze”, d.m.th “dita kur shteti suedez heq lirinë e fjalës…”.