BDI fton partitë dhe mediat në takimin e nesërm, ja draft agjenda

Bashkimi Demokratik për Integrim faleminderon të gjitha partitë
parlamentare shqiptare për komunikimin korekt, përgjigjën afirmative dhe
sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të
mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i
cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë
pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe
për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të
ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13
gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup.
Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive
parlamentare shqiptare nesër, e enjte 13 gusht 2020, me fillim në ora
12:00 në “Four” – hotel Park, Shkup.
AGJENDË

TRYEZA E PËRBASHKËT E

PARTIVE PARLAMTNARE SHQIPTARE NË

REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

13 gusht 2020, Shkup

Të nderuar drejtues të:

Koalicionit “Tash është koha” – Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa,

Ziadin Sela dhe z.Afrim Gashi
Lëvizjes Besa,

Bilall Kasami
Partisë Demokratike Shqiptare,

Menduh Thaçi

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar
Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020

Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta

Të ndryshme

Agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve të Tryezës së Përbashkët.

Propozojmë formatin vijues për pjesëmarrje: Kryetar plus dy bashkëpunëtor.

Me respekt,

Ali Ahmeti

Kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim

11 gusht 2020