“Përzierja” e vaksinës nuk është e njëjtë me provimin se vaksina është e sigurt dhe efektive, tha Dr. Anthony Fauci, duke komentuar lajmet nga Moska se Rusia ka aprovuar vaksinën kundër COVID dhe se është e gatshme ta hedhë në treg.
Dr. Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së, shtoi në ngjarjen “The Stop Pandemics”, të organizuar nga National Geographic, se ai dyshon seriozisht që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive, por se ai ende shpreson sinqerisht se rusët janë në gjendje të kenë një vaksinë të sigurt edhe efektive.
usia ka lënë të kuptohet se gjatë gjithë verës se po bën përparim të shpejtë me vaksinën e saj të quajtur Sputnik V, për nder të satelitit të parë të hedhur në hapësirë në vitin 1960.
Në maj, drejtuesit e Institutit Gamaley, aty ku vaksina ishte duke u zhvilluar, thanë e testuan vetë vaksinën, një muaj para fillimit të fazës së parë të testimit njerëzor – 76 prej tyre.
Sidoqoftë, Galamey ende nuk ka bërë publike rezultatet e testimit njerëzor, i cili zakonisht përfshin tre faza, për të testuar plotësisht sigurinë, efikasitetin dhe dozën e saktë të vaksinës. Ata gjithashtu nuk publikuan ndonjë studim mbi testimin te kafshët apo eksperimente me qeliza.
E ndërsa Putin tha që rregullatori shëndetësor atje kishte aprovuar vaksinën për përdorim të gjerë, zyrtarë të tjerë rusë zbuluan se faza 3 ishte ende në vazhdim.
Kirill Dmitriev, njeriu i parë i fondit rus që financon vaksinën, i tha AP se faza e tretë fillon sot, 12 gusht, në disa vende, përfshirë Rusinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Filipinet dhe, ndoshta, Brazilin. AP tha nuk ishte në gjendje të gjente dokumente nga Ministria e Shëndetësisë ruse për të konfirmuar se këto teste ishin miratuar.
Faza 3 është thelbësore për të konfirmuar që vaksina është e gatshme për përdorim të gjerë, sipas National Geographic. Ky është hapi i fundit, i krijuar për të përcaktuar dozën më të sigurt për përdorim të gjerë – diçka që mund të zbulohet vetëm kur vaksina u jepet mijëra njerëzve. Ky nivel i testimit përcakton gjithashtu shkallën në të cilën funksionon vaksina.
FDA e SHBA ka thënë se do të aprovojë vaksinën COVID nëse është së paku 50 përqind efektive.
“Ne kemi shumë vaksina për të cilat po punohet aktualisht. Nëse do të donim të lëndonim shumë njerëz duke u dhënë atyre diçka që nuk funksionon, ne mund të fillojmë këtë që javën tjetër. Por kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Fauci.