Mary Shelley, e njohur për trashëgiminë e frikshme që la pas, lindi në vitin 1816, në brigjet e ftohta të lumit Gjeneva, në një natë plot me vetëtima dhe qiej të vrenjtur.
Ajo që do të njihej si autorja e veprës së frikshme, “Frankenshtajn”, e përgatiti librin e saj në periudhën kur Evropa po kalonte “vitin pa verë” – një katastrofë që e kaploi kontinentin si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani.
Vepra e shumënjohur u publikua dy vite pas, dhe nga atëherë, nuk ndaloi kurrë së përmenduri.
Le të kthehemi te faktet. Janë 9 sosh që vështirë se mund t’i keni hasur.
- Frankenshtajni ishte rezultat i një gare shkrimi për tregimin më të frikshëm
Mary ishte në pushime me të dashurin, Pacey Shelley dhe miqtë e saj, Lord Bajronin dhe doktorin e tij Xhon Polidorin.
E mërzitur dhe e frustruar me verën që nuk po vinte, dhe e detyruar të qëndronte brenda. Kështu, Lordi Bajron i sfidoi miqtë të shkruanin një tregim të frikshëm. Askush nuk e dinte se tregimi i Mary Shelly do t’i pushtonte jo vetëm libraritë, por edhe kinematë.
- Mary Shelley e kishte të shkruarit në gene
Ajo është e bija e çiftit të njohur– Mary Wollstonecraft, një shkrimtare e njohur feministe, dhe filozofit politik, William Godwin. Ajo nuk pati fatin ta njihte të ëmën që vdiq 11 ditë pas lindjes së saj.
E rritur në ambient shtëpie, Mary stimulohej vazhdimisht nga mendje të ngritura intelektuale që i bënin vizita.
Ajo bënte tregime të gjalla, e madje e sfidonte babain e saj i cili ishte i përkushtuar në të shkruarit serioz.
- Shokoi me vendimin për të ndarë nga familja një burrë të martuar
Kur Mary ra në dashuri me Pacey Shelley, ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë. Vendimi i saj për t’u zhvendosur me të e tronditi babanë e saj. Ajo përfundoi duke u larguar me poetin, dhe martohet me të vetëm pasi gruaja e parë vetëflijohet.
- Frankenstein erdhi në kokën e saj në formë të një “ëndrre me sy hapur” në një natë pa gjumë
Një përzierje e koktejit me bisedat për origjinën supernatyrore të jetës, si dhe biseda mbi teoritë e energjisë elektrike që ishin trend i asaj kohe, hapën imagjinatën e saj.
Dhe zhvillimi i këtyre bisedave përballë liqenit të tërbuar të Gjenevës veçse e ka ushqyer këtë imagjinatë.
Shelley e ka rishkruar për herë të dytë kryeveprën e saj, duke bërë hyrje dramatike dhe goditëse.
Ajo madje qëndroi zgjuar gjithë natën në përpjekje për të kuptuar se si do të ishte për një shkencëtar që t’i jepte jetë një fjëje të vdekur.
Ajo u frikësua nga këto ide, dhe këtë frikë e përshkroi në veprën e saj.
- Në fillim, askush nuk e dinte se vepra ishte shkruar nga një grua
Në vitin 1818 ishin publikuar 500 kopje në tri volume, pa e shkruar emrin e autorit.
Disa madje mendonin se bashkëshorti i saj qëndronte prapa tregimeve të fshehta.
Në fakt, bashkëshorti i saj poet e ndihmoi që ta rregullonte dorëshkrimin, duke insistuar që 72,000 fjalët t’i reduktonte në 4000.
- Përbindëshi i Frankenshtajnit është i vetmuar dhe i mërzitur
Viktor Frankenshtajn, një student i apasionuar i kimisë, vendos të krijojë një qenie me materiale që ai ka mbledhur nga “dhoma e përpunimit dhe shtëpia e therjes”.
Krijesa e paidentifikuar vjen në jetë vetëm pasi studenti i refuzon, duke shkaktuar një cikël hakmarrjesh që në fund të fundit e çojnë duetin e tyre në Polin e Veriut.
Çdo gjë e keqe që ndodh, vjen si pasojë e vetmisë së Frankenshtajnit.
“Mjerimi më bëri një djall”, deklaron ai. Kjo temë vjen nga ndikimi i Jean-Jacques Rousseau – ideja se njeriu lind i lirë, por prishet nga shoqëritë dhe qytetërimet.
- Ai e kërkonte versionin grua që mund ta donte
Krijesa nuk mund të duronte izolimin, kështu që ai i lutet studentit që ta sjellë për të një bashkëshorte – femër. Frankenstein përpiqet, por erërat e shkatërrojnë punishten e tij para se të bëj diçka.
- Një analogji e Adamit
Mary zgjedh një citat nga vepra “Parajsa e humbur” e Miltonit, për faqen e parë të librit të saj.
Aty ajo rrëfen historinë si një përmbledhje mitike, në terma laikë, për atë që ndodhi në Kopshtin e Edenit.
- Vepra na njofton me privilegjin e të qenit njeri
Ajo ofron një perspektivë të bujshme të asaj që qeniet njerëzore kanë- të gjitha ekstremet si bujë, dhimbje, frikë, simpati dhe dashuri.