Në takimin e liderëve të LSDM-së dhe të BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti që u mbajt sot pasdite nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë, por bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.
“Më vjen keq që sot nuk mund të themi se ka marrëveshje mes të dyja palëve me të cilat biseduam. Logjikisht bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe besoj se sapo të kemi çfarëdo lloj hapi të cilin do të mund ta ndajmë me qytetarët menjëherë do ta bëjmë këtë përmes mediave”, deklaroi Zaevi pas takimit.
Ai përsëriti se e ndjen si presion ftesën për takim të cilën ua bëri Ahmeti liderëve të bllokut politik shqiptar me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, duke porositur se takim të tillë mund të kenë edhe përfaqësuesit e siç thotë qytetarëve joshqiptarë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit, potencoi, aty duhet të jenë edhe LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
“Dhashë koment në pyetjen direkte se vallë thirrja e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë politike për temën e kryetarit të Qeverisë me propozim të BDI-së, po, e ndjej si presion. Më tutje nuk do të bisedoj, dëshiroj tu jap mundësi bisedimeve, normal është sepse munden edhe të gjitha partitë politike të cilat janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë në shtet, nga bashkësia etnike joshqiptare, domethënë edhe ato mund të mblidhen. Domethënë, mundemi edhe me të gjithë përfaqësuesit e partive boshnjake dhe me VMRO-DPMNE-më dhe me partitë turke dhe të ngjashme, duhet të kihet kujdes edhe për këtë. Nëse shkaku është Marrëveshja e Ohrit edhe LSDM dhe VMRO-DPMNE duhet të jenë aty”, tha Zaevi