Filipçe: Secili prej nesh ka përgjegjësi të kujdeset edhe për shëndetin e atyre rreth tyre, të jemi përgjegjës – të mbajmë maska mbrojtëse

Mjekët dhe personeli mjekësor punojnë çdo ditë me maska ​​mbrojtëse dhe pajisje shtesë mbrojtëse, por në shumë profesione të tjera punonjësit e kalojnë tërë ditën e punës me mbrojtje. Nuk është e vështirë dhe nuk ka asnjë justifikim për ata që nuk mbajnë maskë, të cilët nuk i respektojnë masat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Unë mbaj maskë mbrojtëse sepse kujdesem për të dashurit e mi – familjen, kolegët dhe miqtë, sepse secili nga ne ka përgjegjësi të kujdeset për shëndetin e atyre që janë përreth nesh. Të kujdesesh për veten tënde është njëkohësisht të kujdesesh për të tjerët. Apeloj për respektimin e masave pa përjashtim! Vetëm duke mbajtur maskë, duke i larë duart shpesh dhe duke mbajtur distancë fizike, mund të zvogëlojmë përhapjen e virusit. Le të jemi përgjegjës!, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.