Gjermania i “dorëzohet” Kinës: porosit autobusë elektrikë BYD

BYD Auto, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve për pasagjerëve si dhe atyre tregtarë të Kinës, ka marrë një porosi të madhe në Gjermani. Kompanitë e transportit të qytetit Bochum-Gelsenkirchen (BOGESTRA) dhe Herne-Castrop-Rauxel (CROMAC) kanë porositur një total prej 22 autobusësh elektrikë BYD K9.

Fjala është për autobusë elektrikë 12 metra të gjatë, të cilët mund të transportojnë 80 pasagjerë dhe ka një autonomi drejtimi prej rreth 200 kilometrash. Përveç standardit, ekziston edhe një K7 i shkurtër (8.7 metra) dhe një version i zgjeruar i K11 (18 metra).

Kjo është kurora e zgjerimit të BYD, e cila ka prodhuar më shumë se 50,000 autobusë elektrikë në 10 vitet e fundit, duke e bërë atë një lider botëror.

Në Evropë, autobusët elektrikë BYD deri më tani janë parë më së shumti në vendet skandinave dhe Londër, ku versiooni i dyfishtë K10 është në trafik.