SHTËPI E ËMBLA SHTËPI
Edhe trarët sotë, po të buzëqeshin nga gëzimi.
Streha nën çati ka marrë ngjyrën e atdheut,
Lulet në oborr këndojnë këngë gurbeti,
Gumëzhijnë rrugët nga zëri fëmijëve,
Nuri i jot, hënës ja merr bukurin.
Hidhet vallja e bëhen dasmat
Tunden themelet e gëzohen vatrat
Lumja unë, Nëna i thot vetit.
Kan ardh Lulet prej gurbetit,
Hasmit vendin ja tregojm,
Dasmat këtu do ti bëjmë.
Përparim Istrefi