Konsultimet për Qeverinë e re vazhdojnë – Ljupço Nikolovski dhe Artan Grubi në një takim në një restorant në Shkup

Konsultimet për Qeverinë e re të udhëhequr nga LSDM-ja po vazhdojnë shkruan TetovaSot .Siç ka mësuar Centar.mk, sot në një restorant në Shkup është zhvilluar një takim mes zyrtarëve të lartë të LSDM-së dhe BDI-së, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.
Jozyrtarisht, takimi u zhvillua këtë pasdite.
Ndryshe në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 15 Korrik LSDM me koalicionin ” Mundemi ” morri 46 deputetë ndërsa partia fituese tek pala shqiptare BDI morri 15 deputetë.