Nënshkrimi i marrëveshje midis Greqisë dhe Egjiptit për demarkacionin e zonave të tyre ekskluzive, për të cilat Ankaraja thotë se përfshin një pjesë të rajonit kontinental turk, e ka zemëruar Turqinë. Si përgjigje, Turqia lëshoi Navteks, e cila konsiderohet notë paralajmërues në praktikën detare.
Në Navteks (kumtim navigacioni për sigurinë detare) i publikuar në faqen e internetit të Marinës turke paralajmërohet se “anijet luftarake turke do të kryejnë stërvitje me gjuajtje në ujërat mesdhetare turke në brigjet e Antalisë më 10-11 gusht të këtij viti”.
Sipas Ankarasë, marrëveshja e nënshkruar dje midis Athinës dhe Kajros për një zonë të përbashkët ekonomike në Mesdhe është provokuese dhe synon të largojë Turqinë nga rajoni lindor i Mesdheut.
Turqia reagoi menjëherë duke dërguar anijet e saj luftarake në brigjet mesdhetare të Antalisë për “stërvitje me qëllimin e caqeve”.
Më parë, Ministria e Punëve të Jashtme turke lëshoi kumtesë në të cilën thuhet se e konsideronte marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit për demarkacionin e zonave të tyre ekonomike jovalid. Si dhe se përfshin zonën e një pjese kontinentale turke.
Ekspertët po paralajmërojnë përshkallëzim të ri të tensioneve në lindje të Mesdheut për shkak hulumtimit të burimeve të gazit natyror, për të cilat ka pretendime jo vetëm nga Turqia, Greqia, vendet në rajon, por edhe nga BE-ja.