Bill Gates: COVID-19, asgjë para një tjetër krize…koha për ta ndalur!

Kriza globale ka shokuar botën. Ajo po shkakton një numër tragjik jetëhumbjesh. Njerëzit po përjetojnë vështirësi ekonomike që nuk janë parë në shumë gjenerata. Efektet janë të dukshme në të gjithë planetin. Natyrisht, unë po flas për COVID”, thuhet nga Bill Gates në një kolanë të publikuar në faqen e tij.

“Por në disa dekada, ky përshkrim do të përkojë me një tjetër krizë globale: ndryshimin e klimës. Sado e tmerrshme të jetë kjo pandemi, ndryshimi i klimës mund të jetë më i keq,” shkruan Gates, duke shtuar:

“Unë e kuptoj se është e vështirë të mendosh për një problem siç është ndryshimi i klimës tani. Kur katastrofa na godet, është në natyrën njerëzore të shqetësohemi vetëm për plotësimin e nevojave themelore, veçanërisht kur një katastrofë është aq e keqe sa COVID-19. Por edhe pse temperaturat në mënyrë dramatike më të larta diku në të ardhmen e bëjnë atë një problem të largët, mënyra e vetme për të shmangur rezultatet më të këqija të klimës është të shpejtojmë përpjekjet tona tani. Ndonëse bota punon për të ndaluar koronavirusin e ri dhe fillon të shërohet prej tij, ne gjithashtu duhet të veprojmë për të shmangur katastrofën e klimës duke ndërtuar dhe aplikimi i inovacioneve që do të na lejojnë të eleminojmë emetimet e gazrave serë”.

Në kolonën e tij, Gates shpjegoi në detaje pse ai jep një projektim kaq të zymtë, duke përmendur se ne kemi zvogëluar emetimet e gazit serë me 8 përqind për shkak të COVID, por:

“Konsideroni se çfarë u desh për të arritur këtë ulje. Më shumë se 600,000 njerëz janë shuar dhe dhjetëra miliona kanë mbetur pa punë. Këtë prill, trafiku i makinave ishte gjysma më i ulët se prilli 2019. Për muaj, trafiku ajror pothuajse u ndal. Për ta thënë më butë, kjo nuk është një situatë që dikush do të dëshirojë të vazhdojë…”.

Për të kuptuar llojin e dëmit që do të bëjë ndryshimi i klimës, ai shkruan, “shikoni tragjedinë e COVID-19 dhe zgjateni këtë dhimbje për një periudhë shumë më të gjatë”.

“Humbja e jetës dhe mjerimi ekonomik i shkaktuar nga kjo pandemi është e barabartë me atë që do të ndodhë rregullisht nëse nuk eliminojmë emetimet globale të karbonit,” përfundon Bill Gates.