Iker Casillas i jep fund karrierës: ishte si një ëndërr!

Portieri legjendar i futbollit spanjoll, Iker Casillas njoftoi zyrtarisht fundin e karrierës së tij të pasur në moshën 39 vjeç.

Me ekipin kombëtar spanjoll, për të cilin bëri 167 paraqitje, Casillas fitoi titullin e Kampionit Botëror në 2010 dhe dy tituj radhazi të Kampionit Evropian në 2008 dhe 2012.

Në fanellën e Real Madridit, për të cilën luajti nga 1999 deri në 2015, ai fitoi tre Champions (2000, 2002, 2014) me pesë tituj spanjollë dhe Copa del Rey para se të transferohej në Porto, Portugali, ku kalo pesë vitet e fundit. Me Porton, Casillas fitoi dy kampionate të tjera portugeze dhe një kupë, ku paraqitja e tij e fundit ishte në prill të vitit të kaluar.

Ai pësoi një sulm në zemër

Në maj të vitit 2019, Casillas pësoi një sulm në zemër, por u kthye në stërvitje vetëm dy muaj më vonë. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk bëri paraqitje sezonin e kaluar, ndaj  dhe Porto i ofroi një vend në staf.

“Ajo që ka rëndësi është rruga që ju merrni dhe njerëzit që ju ndjekin, jo se ku do t’ju çojë ajo rrugë. Unë mund të them pa hezitim se rruga që zgjodha ishte si një ëndërr,” njoftoi Casillas.