Trump: dërgimi i një ushtrie në Lindjen e Mesme, gabimi më i madh në historinë amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump e quajti vendimin e Uashingtonit për dërgimin e një ushtrie në Lindjen e Mesme, gabimi më i madh në historinë e tij.

“Vendimi për të dërguar forca në Lindjen e Mesme dhe për të ndërhyrë në konflikt në Lindjen e Mesme, ishte gabimi më i madh në historinë e vendit tonë. Ky është mendimi im”, tha Trump në një intervistë për portalin Axios.

Më parë, presidenti amerikan deklaroi në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të përfundojnë politikën e “luftërave të pafund” dhe se dëshiron të krijojë marrëdhënie partneriteti me shtetet, në vend të rivalitetit.