Shuhet “lule Velo partizani”, medalje dhe nga Boris Jelcin

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, apo siç ndryshe “Partizani i vogël Velo”. Pra, njeriu që i është dedikuar filmi i njohur me personazh Velon.  Siç në film, Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi iu vranë prindërit nga forcat gjermane. Në film i vritet vetëm babai. Kështu, në moshën 12-vjeçare, ai doli partizan. Në film, ai ia mundëson vetes këtë, ku me anë të një qeni i rrëmben pushkën një armiku.

Rolin e partizanit Velo e ka luajtur Petro Papakosta.

Pas Çlirimit, Kostandin Ropi përfundoi një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas, vijoi studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade.

Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si Medaljen e Trimërisë, Medaljen e Flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e Luftëtarit kundër Nazizmit.