Dr.Andonovski: Për nxënësit mbi 10 vjeç, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në shkollë

A do të vijojë mësimi me orë të shkurtuara apo në disa shkolla do të shkolet shkallë pas shkalle, gjithçka do të vendoset sipas gjendjes momentale. Me rëndësi është të kuptohet se ne duhet të jetojmë me virusin, momenti social tek fëmijët dhe shkollimi i tyre duhet të vendoset nga autoritetet. Çdo moment i shtyerjes së fillimit të vitit shkollor në të ardhmen do të na kushtojë më shtrenjtë.

Kështu është shprehur mjeku Angellço Andonovski, drejtor i spitalit të fëmijëve në Kozle.

Ai shprehet se ende po zhvillohen diskutime për atë se cilët nxënës do të duhet të mbajnë maska, ndërsa për fëmijët më të vegjël, më e rëndësishme do të ishte që të mbajnë distancë sociale.

“Ende jemi në diskutime për atë çfarë modeli do të pranohet lidhur me mbajtjen e maskave në shkolla. Para se gjithash nevojitet edukim duke filluar nga më të vegjlit për ta më me rëndësi është të mbahet distanca. Parashkollorët veçanërisht do të jenë të anashkaluar, mbajtja e maskës për ta do të ishte barierë psikologjike. Derisa tek nxënësit mbi 10 vjeç, mbajtja e maskës do të jetë e patjetërsueshme”, ka sqaruar Andonovski.

Në pyetjen si fëmijëve nga mosha gjashtë vjeçare do u spjegohet se nuk duhet të grupohen dhe duhet të mbajnë distancë, Andonovski thotë se do të ketë listë me urdhëresa të cilat duhet patjetër të kontrollohen.

“Së pari shkollat duhet t’i përmbushin kushtet e vendosura për të filluar viti shkollor, duhet të ketë një person i angazhuar që në hyrje të matë temperaturën, duhet të angazhohet edhe një tjetër për të ndjekë situatën dhe gjithçka të shkojë sipas protokoleve” thotë Andonovski.

Vendimi final për atë si do të vijojë fillimi i vitit shkollor, do të mësohet pas 10 gushtit.