Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi doli nga Klinika për Sëmundjeve Infektive, ku ishte shtruar për shkak të pneumonisë dhe dyshimit për Covid-19.
Ai për MIA-n ka thënë se ndjehet mirë dhe se mundet që ai vetë ta udhëheq seancën konstituive.
“Ndihem mirë dhe mendoj se është tashmë e sigurtë që do të kryesoj seancën konstitutive nesër.” – ka thënë Xhaferi.
Seanca parlamentare sipas protokolleve dhe masave për mbrojtje nga koronavirusi do të mbahet në sallën kupolë. Ku mund të sigurohet distancë e përshtatshme midis deputetëve të parlamentit, zyrtarëve parlamentarë dhe personave të tjerë që do të jenë të pranishëm.