Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e dha vetë Hoti në një postim në Facebook ku thekson se ka vetëm kollë të lehtë, ndërsa thotë se do të vetë izolohet për dy jave.
Më tej, Hoti shpjegon se do të vijojë punën si kryeministër i Kosovës nga shtëpia e tij.
“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.”, shkroi Hoti në rrjete sociale.