As Messi dhe as Ronaldo, italiani Ciro Immobile do të fitojë Këpucën e Artë

Ciro Immobile është lojtari që do të fitojë çmimin Këpuca e Artë për sezonin 2019-2020.

Edhe pse në një farë mënyre dihej që lojtari i Lazio-s do fitonte këtë trofe, matematikisht ende nuk ishte asgjë e sigurt.

Kjo deri në momentin kur trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka vendosur të lërë jashtë ekipit Cristiano Ronaldo-n për ndeshjen e fundit.

Megjithatë dy lojtarët kishin një golavarazh prej 4 golash, me Immobile-n që ndodhet në fronin e golashënuesve me 35 gola.

Dueli duket se ka përfunduar pas vendimit të Sarri-t për të lënë të shlodhen disa prej yjeve të Juventus.

Këtë mbrëmje, italiani Immobile do të luftojë për të kaluar rekordin e golave të vendosur nga Higuain në 2016, me 36 gola.