Kuvendi do të konstituohet të martën, pas Ilindenit edhe bisedat për qeveri

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të mbahet të martën në mesditë nën protokolle të posaçme për shkak të koronavirusit dhe në sallën tjetër kuvendore – Kupollën e Madhe. Seanca do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve të përcaktuara në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, dr. Zharko Karaxhovski, me qëllimin e vetëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mundshme të infeksionit koronavirus.

Pas festave të Ilindenit, partitë paralajmërojnë se do të fillojnë bisedat jozyrtare rreth formimit të Qeverisë.null

Kryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski pret që së shpejti do të formohet Qeveria e re nga LSDM-ja. I vlerëson si nebuloze akuzat nga opozita për blerjen e deputetëve, duke potencuar se nuk ka zgjedhje të reja. Nga VMRO-DPMNE-ja, megjithatë, thonë se blerja e deputetëve u bë shenjë dalluese e LSMD-sënull

“Gjoja blerja e deputetëve është edhe një nebulozë e Mickoskit nga spektri i nebulozave që çdo ditë i tregon. Ne jemi seriozë dhe kështu do të sillemi edhe gjatë formimit të Qeverisë. Përmes bisedës, përmes dialogut me pranimin e principeve për të cilat angazhohemi, kjo do të jetë baza në të cilën do të kërkojmë mbështetje prej deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Pres kjo të ndodhë shumë shpejt pas formimit të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Spasovski për “Utrinski brifing”.

Lidhur me atë nëse kanë biseda jozyrtare rreth Qeverisë së re, Spasovski e përsëriti se LSDM dhe koalicioni, bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së 2 Gushtit. Ai dha edhe koment për deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së se është e mundur të ndodhin zgjedhje të reja në vjeshtënull

“Mickoski çdo ditë i ndryshon qëndrimet. Deri para ca ditësh thoshte se ai do të formojë qeveri, se është duke e krijuar shumicën parlamentare. Tani thotë zgjedhje të reja. Kjo megjithatë është punë e tij. Zgjedhjet kaluan. Ato e kanë fituesin e qartë e ai është LSDM. Ne do ta formojmë qeverinë e re”, theksoi dje Spasovski.

Sipas nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, nga pushteti i cili, siç thotë, ka organizuar rryshfet dhe falsifikat në zgjedhje, siç i kaluam, nuk munjd të pritet ndershmëri dhe parime.

“Kryeminisitri teknik thotë se blerja e deputetëve ka qenë nebulozë e opozitës. Ajo që punën nuk e kanë kryer, nuk do të thotë se ‘oferta’ deri te deputetët nuk ka. Në të vërtetë, blerja e deputetëve disi u bë shenjë dalluese e LSDM-së, për çka flet edhe përvoja e kaluar”, vlerëspon Misajllovski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, megjithatë vlerëson se gjatë kohës së procesit zgjedhor, pushteti ka kryer rryshfet të drejtëpërdrejtë te votuesit. Ai pardje në emisionin “Çka nuk është e qartë” në TV Alfa, tha se madje ka ndodhur që paratë, të cilat janë dedikuar për rrshfet, të vjedhen, por menjëherë janë sjelluar para të reja. Mickoski paralajamëroi reformë themelore kadrovike në të gjitha strukturat e VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se nuk do të befasonte edhe nëse në vjeshtë ndodhin zgjedhje të parakohshme parasmentare, nëse nuk arrijnë as ata, as LSDM-ja, e as ndonjë parti tjetër të formojnë qeveri.

“Nëse askush nuk arrin të bëj qeveri, nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë”, thas Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 15 korrik, LSDM-ja fitoi 46 mandate të deputetëve, VMRO-DPMNE-ja – 44, BDI-ja – 15, koalicioni ASH dhe Alternativa – 12, E Majta – dy dhe PDSH-ja një mandat. Rezultatet e fundit zyrtare janë publikuar më 25 korrik, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ua ndau vendimet deputetëve të sapozgjedhur.