Musa Musai:MUNDËSIA PËR JETË NË PLANETE TJERA

BIOLOGJI

MUNDËSIA PËR JETË
NË PLANETE TJERA

Shkruar nga prof. dr. M. Musai

Shkencërisht themi se Toka dhe planetet tjera të Universit janë të ndërtuara prej elementeve kimike, të cilat duke u kombinuar në mesë vedi krijojnë molekula të dryshme apo materie. Kur kujtojmë materien mendojmë në brumin ndërtimor. Prandaj themi se tëra planetet në Univers, janë të ndërtuara prej të njejtit brum, apo përbërjes kimike. Prej kësajë mund të themi se të gjitha planetet në Univers kanë strukturë kimike me përbërje të njejt të materies. Por ajo strukturë kimike e materies padyshim se u nënshtrohet ligjeve fiziko-kimike dhe biologjike, me të njejtat ligje për jetë si në Tokë.
Në të gjitha ata planete të universit, ku ka kushte për jetë, padyshim se ka organizim për jetë. Por dikundi jeta mund të jetë më e organizuar dhe e përparuar se jeta në planetin Tokë. Në shumë planete tejra ka vetëm materie por nuk ka jetë. Shtrohet pyetj se cilat janë kushtet për jetë, padyshim kushtet për jetë janë të gjitha ata vlera që do ti përmendi, por duhet të kenë vlera optimal. Fillimisht kushti i parë për jetë është drita, për të pasur dritë duhet të ket Diell, i cili krijon dritë dhe temperaturë. Ujë që është kushti themelor për tretjen e substancave kimike dhe kryerjen e të gjitha proçeseve fiziologjike jetësore. Vlera e gravitacionit të planetit dhe shumë faktorë tjerë, mundësojnë në krijimin e jetës.
Jeta në planetet tjera mund të ket organizime jetësore sikurse në Tokë që ka bimë dhe shtazë, poashtu edhe në ato planete mundet të ketë jetë të ngjajshme por edhe me ndryshime për nga organizimi, për dallim të faktorëve të midisit të jashtëm jetësor. Më shumë ma thot mendja, se në shumicën e planeteve ka jetë të thjeshtë e cila mund të jetë në zhvillimin e sipër. Ka dyshime se mundet me pasur qeni intelegjente, por për nga pamja mund mos me u ngja njerëzve të planetit Tokë, ose përafërsisht munden me qen të ngjajshëm për nga pamja. 
Shumë jam i bindur se struktura gjenetike e atyre qenieve të cilat jetojnë në ato planete, padyshim se nuk ka azgjë të përbashkët me strukturën gjenetike të jetës në Tokë. Kjo na jep të kupotojmë se jeta ka kuptimin organizativ me kushte të veçanta në planete tjera. Por shumë domethënëse është se edhe atje jeta është krijuar, njejt me të njejtat kushte dhe vlera të ligjeve fiziko-kimike dhe biologjike të natyrës së atij planeti.
Kurt hemi se u nënshtrohet ligjeve kimiko-fizike, aty bëjn pjesë të njejtat ligje të cilat vlejnë edhe në planetin Tokë. Pra të kuptohemi se elementet kimike i ndajmë të gazta, langëta dhe të ngurta. Për krijimin e jetës me përparësi dallojmë makro, mikro dhe ultramikro elementet. Padyshim se makro elementet janë O – oksigjeni; H – hidrogjeni; C – karboni dhe N – azoti. Këta katër elemente duke u kombinuar në mesëvedi janë me shumicë në ndërtimin e materieve organike: hidrateve të karbonit, yndyrnave, proteinave, aminoacideve, acideve nukleike, etj.
Mikro elementet janë të pazëvendësueshme për komponimet organike por janë me sasira të vogla si p.sh. Mg – magneziumi; P – fosofori, S – sulfuri; Ca – kalciumi; Fe – hekuri; Cu – bakri; Na – natriumi, etj.
Ultra mikroelementet janë elemente kimike të cilat janë me sasi shumë të vogël, por patjetër duhet të jenë në strukurën organizative, se pa ta nuk kryhen reakcionet kimike, dallojmë: Bo – bori, F – fluori; Mo – molibdei; Zn – zingu; Ma – mangani, etj.
Të gjitha këto elemente kimike marin pjesë në ndërtimin e qelizës dhe kryejnë të gjitha funkcionet jetësore: proçeset anabolike dhe katabolike. Kur themi proçese anabolike mendojmë në krijimin e fotosintezës, gjat të cilit proçes krijohen të gjitha materiet organike. Të kuptohemi se fotosinteza kryhet në organin bimor në gjethen e bimës, në prani të kokërrizve të klorofilit.
Kurse proçesi tkatabolik kryhen në mitokondrie të qelizës, duke e djeg materien dhe duke liruar energji. Ky proçes fillon me fazën anaerobe pa prezencën e oksigjenit dhe vazhdon me fazën aerobe pra gjat këtijë proçesi kryhet cikli i Krebsit dhe krijohen 38 molekula ATP.
Shtrohet pyetja pse nuk mund të ketë huazime ose kalimi i jetës prej një planeti në një planet tjetër. Janë shumë faktor të cilat ndikojnë në izolimin jetësor, midis planeteve të ndryshme për shkak të largësive shumë të mëdhaja. Por ne si biolog më shumë na intereson se kush është kushti themelor i krijimit të jetës është qeliza dhe nëse është ngjajshëm qeliza si duket dhe si është e përbërë ?
Për ti vizituar të gjitha planetet e Universit, duhet me pasur një shpejtësi shumë më të shpejtë se shpejtësia e dritës së Diellit e cila është 300. 000 km/sec. Me këtë shpjtësi të dritës së Diellit, nëse duam ta përeshkojmë largësinë maksimale të Universit, na duhen 16 miliard vjet dritë. Kjo don të thot, kur shpejtësinë e dritës së Diellit e shëndrrojm prej sec, në minuta, ditë, muaj dhe vjet, kjo llogari na jep të kuptojmë se do ta përshkojmë për 16 miliard vjet, kjo distancë ka kuptimin infinit – pafunësisë.
Në këtë distancë kaq të madhe të Universit padyshim se ka çudira për të cilat mendja e njeriut as që mund ti imagjinoj dhe nuk mund ti kuptoj. Njeriu ende me dturinë maksimale që ka arrijtur, nuk është në gjendje të kalon prej pikës A deri në piken B. Kjo na jep të kuptojmë se intelegjenca njerzore disponon me shpejtësi prej 20 km/sec. Kjo shpejtësi është qesharake për Universin dhe i përket shpejtësisë më të vogël, se ajo e kërmillit në tokë.
Deri tani përpjekjet janë të vazhdueshme, për të kontaktuar me qeniet intelegjente jashtëtokësore, por mundësitë tekike të njeriut janë të kufizuara dhe shumë të vogla, para një madhësie që ende nuk mund ta mendojmë. Sipas studimeve dhe kushteve që disponon shkenca, bëhet fjalë se njeriu mundohet të vendoj kontakte me qenien intelegjente, që mund të ket në planetet që i ka më afër. Pra në distancë prej një miliar e tetqind milion vjet dritë. Këtë distancë njeriu e zotëron, pra intelegjenca vazhdimisht i ngacmon plantetet për intelegjencë, por nuk ka përgjigje sipas NASËS. Pra kjo na jep të kuptojmë se në planete të afërta mundet me pasur jetë, por sa është shkalla e intelegjencës te ajo botë e gjallë ? pra kjo don të thotë, se intelegjenca me siguri është më larg dhe ne nuk e kemi atë shkallë të intelegjencës që mund të komunikojmë. Mendoj se lufta për takime dhe bashkëpunime midis intelegjencëls ndërplanetare do të vazhdojë dhe për një të ardhme të afërt, apo të largët, ajo do të bëhet realitet. Por ajo do ti mposhti të gjitha dyshimet miope të kësajë bote, për të cilën ende ka dyshime për evolucion organik planetar dhe ndërplanetar. Ne më shumë duam të dijmë se si duken ata qenie, si e kan pamjen, si jetojnë, dhe cilat janë kushtet prioritare të organizimit të tyre intelegjen. Për të gjitha ata dëshira për të ardhmen, ajo pjesë aktive e jetës i takon intelegjencës elektronike.