Arritje është ajo që është e vështirë të arrihet. Vlerat janë gjëra që jo secili i ka.
Të jesh në vendin tënd e të flasësh gjuhë të huaja është arritje. Të jetosh larg vendit tënd e mos e humbësh gjuhën tënde është arritje.
Është tragji-komike të dëgjosh nëna e baballarë të fshatrave e qyteteve shqiptare që jetojnë në Zvicër e Gjermani duke ju folur fëmijëve të tyre gjermanisht e frëngjisht, tek rrotullojnë kokën përreth me krekosje që të shohin se a kanë dëgjuar të tjerët se fëmijët e tyre që të vegjël flasin gjuhë të huaj, pa ditur asnjë fjalë të gjuhës së nënës së tyre.
Të dish gjermanisht në Gjermani është gjëja më e lehtë. Kur jeni larg vendit tuaj mësojuni fëmijëve tuaj gjuhën amtare, kur jeni në vendin tuaj mësojuni fëmijëve tuaj gjuhët e huaja.
Merrni shembull nga hebrenjtë që e ruajtën gjuhën e tyre edhe duke bredhur 2000 vjet nëpër botë, pa shtetin e tyre. Gjuha është identitet.
I befasur pozitivisht nga mënyra se si ylli botëror Dua Lipa e flet gjuhën shqipe, megjithëse e lindur dhe e rritur 23 vjet në Londër.