Miqësi poetësh…
Një grerëz përpëlitej nëpër xhama
E rrahur nga tufanët e një nate
E mora miqësisht e futa brënda
I bëra miqësisht edhe një kafe…
Po grera u lëkund e hapi fletët
Dhe mori fluturimin për nga dera
S’besonte aq të marrë të kish poetë
Që lidhin miqësi edhe me grera…
Nuk di se ç’mori grerëza prej meje
Por di që një enigmë la pas vetes
Saher’ përplasen xhamat prej një ere
Më zbret një lot i nxehtë poshtë mjekrës…