Reagim i VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së LSDM-së

Qeveria e LSDM-së e udhëhequr nga Zoran Zaev, këtë mandat nuk bëri absolutisht asgjë. Ai nuk arriti të realizoj asnjë nga premtimet që bëri në fushatën parazgjedhore.

Ata premtuan jetë për të gjithë qytetarët, ndërsa jeta erdhi vetëm për persona të afërt me LSDM-në.

Nuk ka pagë mesatare prej pesëqind euro, nuk ka Qendër të re Klinike, nuk ka as 600 kilometra autostradë të re, as qytete studentore, as rritje mesatare ekonomike prej 5 për qind në vit siç ishte premtuar para ardhjes në pushtet.

E vetmja gjë që kjo qeveri e LSDM-së do të kujtojë pas kësaj janë tenderët kriminelë, zhvatjet, korrupsioni.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nuk e meritojnë këtë.

VMRO-DPMNE