Muajt e fundit është bërë e famshme një gjyshe 87-vjeçare, e cila ka treguar se si ka arritur të shpëtojë qindra femra nga variçet, falë recetës bimore që do t’ju tregojmë më poshtë.
Vetë gjyshja ishte përballur herët në rininë e saj me këtë problem, pas shtatzanisë së parë. Pasi kishte provuar ilaçe, trajtime të ndryshme specifike, ajo nuk ia kishte dalë dot mbanë, madje me lindjen e dytë ishte përkeqësuar.
Derisa… Kishte takuar një grua të moshuar nga fshati i saj i lindjes, që i kishte dhënë asaj formulën që ta provonte në shtëpi.
Edhe pse me dyshime, ajo e kishte provuar për 6 javë rradhazi dhe rezultati ishte fantastik: Variçet ishin zhdukur sikur të mos kishin qenë kurrë!
Më pas, ajo e ka përsëritur për çdo vit, me nga 1 muaj, me qëllim parandalimi të variçeve dhe që prej asaj kohe, nuk iu shfaqën më asnjëherë, edhe pse lindi 6 fëmijë të tjerë.
Këtë vit, mbesa e saj e ndihmoi gjyshen që ta ndajë recetën anti-variçe me të gjithë në internet, në mënyrë që të përfitojnë të gjitha femrat. Mësojeni edhe ju…
Përbërësit: 1/2 filxhan tul Aloe Vera, uthull molle, 1/2 filxhan karota
Udhëzime: Ju duhet të prisni karotat imët dhe t’i vendosni në blender. Shtoni Aloe Vera dhe përziejini deri sa të përfitoni masë homogjene. Pastaj, shtoni uthull molle për të ndërtuar një masë më të butë.
Ruajeni atë në një enë të vogël e cila do t’jua bëjë të lehtë përdorimin. Përhapni pak përzierje në zonat e prekura në këmbë dhe mbajini këmbët lart, për gjysmë ore. Më pas, lajini me ujë të ftohtë.
Ky trajtim do të japë efekte të shpejta dhe të dukshme dhe do të trajtojë plotësisht shqetësimin me kalimin e kohës. Përdoreni për 6 javë rradhazi, ose më shumë nëse i keni shumë të dukshme variçet. Përveçse do t’i zhdukë damarët e kapërcyer dhe me ngjyra, këmbët tuaja do të jenë super të hidratuara!/b.l/noa.al/