Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje i kumtoi rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik. Sipas rezultateve, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, AA Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat. Menjëherë pas publikimit të tyre, u mbajt edhe seancë solemne për ndarjen e vërtetimeve deputetëve të ri.
Sipas rezultateve përfundimtare të cilat dje i publikoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 327.408 vota apo 46 mandate, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota apo 44 mandate, BDI fitoi 104.699 vota apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca/Alternativa fitoi 80.000 vota apo 12 mandate, E Majta – 37.426 vota apo 2 mandate dhe PDSH – 13.930 vota apo 1 mandat.
Sipas rezultateve përfundimtare të cilat sot i publikoi kryetari i KSHZ-ë, Oliver Derkoski, Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 327.408 vota apo 46 mandate, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota apo 44 mandate, BDI fitoi 104.699 vota apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca/Alternativa fitoi 80.000 vota apo 12 mandate, E Majta – 37.426 vota apo 2 mandate dhe PDSH – 13.930 vota apo 1 mandat.
Në NJZ1, Koalicioni LSDM fitoi 54.000 vota, 31,15%, Koalicioni VMRO-DPMNE 50.564 vota – 31,63 %, BDI 19.488 – 12,19%, AA 14.337 – 8,97%, E Majta 12.000- 7,51% dhe PDSH 2.446 apo 1,53% të votave.
Në NJZ2, Koalicioni LSDM 47.891,31 – 21%, Koalicioni VMRO-DPMNE 47.929 – 31,24%, BDI 22.374 apo 14,58%, AA 20.912 apo 13,63%, E Majta 5.896 apo 3,84% dhe PDSH 2.517 apo 1,64%.
Në NJZ3, Koalicioni LSDM 66.853 vota apo 42,81%, Koalicioni VMRO-DPMNE 71.551 apo 45,82%, BDI 3.331 apo 2,13%, AA 992 apo 0,64%, E Majta 6.939 apo 4,44% dhe PDSH 242 vota.
Në NJZ4 mandatet i ndanë VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’, përkatësisht nga 10 deputetë. Në NJZ5 VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’ fituan nga 7 deputetë, BDI 3 dhe AA/A 1 deputet. Në NJZ6 BDI fitoi 7 deputetë, AA/A 6, ‘Mundemi’ 4, VMRO-DPMNE 2 dhe PDSH 1 deputet.
NJZ4 – Koalicio ni LSDM 77.195 vota apo 46,76%, Koalicioni VMRO-DPMNE 74.478 apo 45%, BDI 293, AA 213 dhe E Majta 6.835 apo 4,14%.
Në NJZ5, Koalicioni LSDM 56.622 vota apo 36,67%, Koalicioni VMRO-DPMNE 55.159 apo 35,72%, BDI 21.745 apo 14,08%, AA 10.716 apo 6,94%, E Majta 4.715 apo 3,05% dhe PDSH 781 vota apo 0,51%.
Në NJZ6 Koalicioni LSDM 24.229 apo 19,67%, Koalicioni VMRO-DPMNE 15.663 apo 12,71%, BDI 37.468 apo 30,41%, AA 34.450 apo 27,96%, E Majta 1.041 apo 0,84 të votave dhe PDSH 9.083 vota.
Pas kumtimit të rezultateve përfundimtare, Derkoski solemnisht ua ndau vërtetimet deputetëve në përbërjen e re kuvendore. Vërtetimet i morën LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”, VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” dhe BDI. Një përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët (ASH-Alternativës pas përfundimit të seancës solemne i ka marrë vërtetimet për deputetët të cilët i ka fituar ky koalicion.
Kanë mbetur për t’u dorëzuar edhe tre vërtetime, dy deputetëve të Majtës dhe një PDSH-së. Të njëjtat do të dorëzohen të hënën apo kur deputetët e zgjedhor apo personat e autorizuar nga ana e partive politike të përmendura do t’i marrin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Përfaqësuesi i autorizuar nga Koalicioni i LSDM-së, “Mundemi”, Branko Georgievski i mori vërtetimet për deputetët e këtij Koalicioni dhe iu falënderua të gjithëve që morën pjesë në këtë proces zgjedhor.
Në emër të BDI-së sot vërtetimet i morën përfaqësuesi i tyre, Fitim Lloga, i cili të gjithë deputetëve u dëshiroi punë të suksesshme duke cekur se procesi zgjedhor kaloi në rregull dhe pa kurfarë vërejtje.
“Unë si përfaqësues i autorizuar i BDI-së sot i marr vërtetimet për të gjithë deputetët tanë nga zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik. Të gjithëve u dëshiroj punë të suksesshme. Procesi zgjedhor ishte në rregull, ne nuk kemi kurfarë vërejtje, kështu që i uroj të gjithë deputetët”, deklaroi Lloga.
Derkoski individualisht ia dorëzoi vërtetimet VMRO-DPMNE nga “Ripërtëritja e Maqedonisë” nga një përfaqësues nga njësitë zgjedhore, dhe u dëshiroi punë të suksesshme, ndërsa sekretari i përgjithshëm partiak Igor Janushev i mori për të tjerët.
I pyetur se çfarë ishin pritjet për zgjedhjet, Derkoski theksoi se zgjedhjet në kushte specifike në të cilat u mbajtën, përfunduan mirë. për herë të parë shteti ynë, siç tha, u përball me organizim të zgjedhjeve në kushte specifike, në pandemi të Kovid-19 dhe për të gjithë ne kjo ishte sfidë. Shtoi se dita e parë, e dytë dhe e tretë e zgjedhjeve kaluan mirë pa vërejtje dhe këtë e konstatoi edhe MPB.
“Nga shkurti e këtej në një periudhë pesëmujore KSHZ ishte në aktivitete intensive për përgatitje dhe organizim të këtyre zgjedhjeve të cilat përfunduan. Mendoj se opinioni do të dakordohet me ne se dita e parë kaloi shkëlqyeshëm në votim, dita e dytë gjithashtu pa vërejtje edhe pse pati numër të shtuar të të paraqiturve për votim në kushte shtëpiake dhe dita e tretë gjithashtu kaloi shkëlqyeshëm në kuptim të organizimit, zbatimit, zhvillimit të votimit, nuk pati kurfarë vërejtje më serioze nga ana edhe e qytetarëve edhe e të pranishmëve të cilët e vëzhguan procesin dhe ajo që ndodhi në mbrëmje me publikimin e rezultateve, ju jeni dëshmitarë se ishte mjet i sulmit nga jashtë. Në të vërtetë, këtë e tha dje edhe MPB. Kur të përfundojë hetimi atje plotësisht do të informoheni me kohë”, tha Derkoski.